10 shqiptarë kanë rënë në pranga në Toskana. Ata ishin pjesë e një bande të specializuar për grabitje në gjithë rajonin e Toskanës dhe ishte shndërruar në tmerrin e banorëve të zonës. Grabitje në lokale, pika lotosh, banesa e biznese kanë qenë vendet e preferuara të bandës shqiptare të grabitësve.

Të gjithë shtetasit shqiptare jetonin si emrigrantë të parregullt në Itali, por ende nuk janë bërë me dije indetitet e tyre. Mësohet se një nga anëtarët e bandës është në Shqipëri. Banda numëron së paku 300 grabitje në 10 muaj mes Firenzes, Prato dhe Siena, më shumë se 150 grabitje janë në pika lotosh, bar e lokale publike, 70 grabitje janë bërë nëpër banesa dhe shumë të tjera janë dokumentuar si grabitje automjetesh, të cilat më pas i përdornin për të lëvizur. Të gjitha, sipas policisë, janë sekuestruar dhe u janë kthyer pronarëve të ligjshëm.