Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit të situatës së COVID-19 atje.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3.127 raste të reja.

Ndërkohë numri i viktimave nga virusi ka qenë vetëm tre.

Në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjitha spitalet përtej Adriatikut, ndodhen aktualisht 156 pacientë.

Përkundrejt rasteve në rënie dhe numrit të pakët të fataliteteve, Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka apeluar qytetarët, që të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit.