Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 36.176 raste të reja me koronavirus, ndërsa jane kryer 250.186 tamponë.
653 persona kanë humbur jetën nga covid-19, teksa janë shëruar 17.020 pacientë.
Në terapi intensive janë shtruar edhe 42 pacientë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në kujdesin intensiv në 3712.
Për shkak të pandemisë Komuna e Milanos ka anuluar panairin tradicional të Sant’Ambrogio, atë të “Oh Bej Oh Bej”, që duhet të mbahej nga data 5 deri në 8 dhjetor.
Organizatorët kanë shpjeguar që të organizosh evente që parashikojnë prezencën e rreth 400 operatorëve është shumë e komplikuar dhe që aktualisht situata epidemiologjike nuk e lejon.