5 qershor 2015 – Gradualisht po bëhen publike detajet e operacionit anti-krim të ndërmarrë nga karabinieria në zonat e Riminit, Forlisë dhe Cezenas. Italianë, rumunë dhe shqiptarë 21 persona gjithsejt nën urdhërat “kapos” Ergys Caushi, 29 vjec akuzohen për trafik droge në sasi të madhe. Për Ergys Caushin tashmë në burg, me precedentë penalë për drogë, prokuroria italiane ka ngritur akuza për 400 raste të përfshirjes së tij në trafikun apo shërndarjen e drogës.
Anduel Hema i datëlindjes 1980 i konsideruar si krahu i djathtë i Caushit po ashtu banues në qytezën e Belarias u arrestua me akuzën për trafik droge. Ardit Danglli anëtar i grupit të strukturuar criminal u arrestua si korrier i një sasie prej 44 Kg. marijuanë. Dy shqiptarë të tjerë dhe një rumun u arrestuan me akuzën mbajtjes dhe shitjes së armëve luftarake pa leje. Ata akuzohen konkretisht për dy automatikë kallashnikovë, një pistoletë Makarov dhe një bombë dorë mësymse, të futura ilegalisht në Itali.
GJERGJ THANASI