Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar 415 viktima nga Covid-19.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se janë realizuar 87889 teste, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 10872 pacientë.
Ajo çfarë vihet është ulja e numrit të pacientëve në spital, ndërsa theksohet se shkalla e pozitivitetit është në rritje.
Veneto konfirmohet si rajoni me më shumë të prekur, duke numëruar 2583 raste, ndjekur nga Emilia-Romagna me 1,594, Lazio 1,205 dhe Lombardia 950.