Vijojnë të jenë të larta shifrat e rasteve të reja me Covid në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj kanë humbur jetën 528 persona dhe janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 13 720 persona.
Në total janë kryer 111 217 tampone. Vlen të nënvizohet fakti se ka shumë më tepër të shëruar sesa raste të reja, përkatësisht 19 638 të shëruar.
Por kjo lidhet edhe me faktin se kemi një numër shumë të vogël testimesh krahasuar me ditët e tjera.