Italia ka kapërcyer 70 mijë viktima nga Covid 19 që nga nisja e pandemisë deri më sot.

Italia ka regjistruar sot 553 viktima e 14 522 të infektuar.

 Janë shënuar 20 494 të shëruar më shumë e janë kryer 175 364 tamponë.

Numri i personave që kurohen në struktura spitalore është në reduktim. Janë 403 pacientë më pak të shtruar në reparte Covid e 63 më pak në terapi intensive.

Deri më sot pandemia globale ka shkaktuar 1.991.278 të infektuar e 70.395 viktima në Itali.

Numri i të infektuarve që ja kanë dalë të shërohen nga virusi në Italia është 1.322.067 persona.

Pacientë aktivë me koronavirus në Itali janë aktualisht 598.816 persona, një numër në reduktim në krahasim me një ditë më parë.

Janë verifikuar -7.139 raste pozitive më pak.

Në Itali 571646 persona të infektuar po kurohen në kushtet e izolimit shtëpiak, 24546 në regjim spitalor e 2624 në terapi intensive.

Që nga nisja e pandemisë deri më sot Italia ka kryer 25.558.583 tamponë.