Autoritetet shëndetësore në Itali, njoftuan se nga 662 mijë teste të realizuara, 2, 697 persona rezultuan pozitivë për Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 70 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë shkalla e pozitivitetit është 0,4%.

Aktualisht 355 pacientë janë të shtruar në kujdes intensiv në spitalet Covid, në Itali.