Itali, 8 mars 2014 – Megjithëse 8 Marsi është i njohur botërisht si dita ndërkombëtare e gruas, kjo nuk i ka mjaftuar tre bashkëshortëve italianë që të vrasin gratë e tyre. Në dy raste, gratë janë therur me thikë. Ngjarjet e rënda janë regjistruar në dy qytete italiane, Perugia dhe Vigevano. Një rumuneje, bashkëshorti i saj i ka prerë fytin e më pas ka tentuar të vrasë veten, por sipas karabinierëve burri është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë në Vigevano, një 43 vjeçare është vrarë nga bashkëshorti i saj 71 vjeçar në lokalin që menaxhonin së bashku. Bashkëshorti, Francesco Albano, është dorëzuar në polici. Çifti kishte dy vajza, 19 dhe 16 vjeç, dhe sipas fqinjëve prej kohësh grindej në mënyrë të vazhdueshme, sepse burri nuk pranonte faktin se gruaja e tij kishte një lidhje tjetër dashurie.

Ndërkohë një tjetër rast i dhunës në familje që u mbyll tragjikisht u regjistrua natën e 7 marsit, në provincën e Frosinones. Sebastiano Fedele, 44 vjeçar ka vrarë gruan e tij, 2 vite më të madhe në moshë. Silvana Spaziani është goditur me një copë hekur gjatë një grindjeje me bashkëshortin dhe ka gjetur vdekjen, pasi ra nga shkallët. Vdekja e saj u zbulua vetëm disa orë më vonë, pasi bashkëshorti i saj nuk thirri ndihmën e shpejtë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/