6 maj 2015 –Gjykata e Ankonës nëpërmjet procedurës së gjykimit të shkurtuar dënoi Julian Hasën 40 vjeç, me 8 vjet burg.
Juliani u dënua për prostitucion me të mitur, dhunë seksuale edhe me të mitur 14-vjeçarë dhe korrupsion seksual. Gjykata vendosi që pas kryerjes së dënimit, Hasa të dëbohet nga Italia për në Shqipëri.
Juliani në verën e vitit 2014 në qytezën e Fanos kishte abuzuar seksualisht me të paktën 8 të mitur të moshave nga 13-18 vjeç. Ai pasi njihej me të miturit në rrjetet sociale, i ftonte në një pyll afër qytezës së Fanos dhe i dehte me vodka e më pas kryente marrëdhënie seksuale me fëmijët. Në disa raste i paguante me pak euro ose me ndonjë paketë cigare.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/