7 shkurt 2015 – Gjykata e Savonës nëpërmjet gjykimit të shkurtuar dënoi katër të rinj shqiptrë për vjedhje. Më 29 janar 2015 karabinierët ndaluan një veturë Alfa-Romeo, me 4 shqiptarë në të. Gjatë kontrollit të veturës u gjetën sende të vjedhura, kryesisht arturina si edhe pajisje për të kryer vjedhje. Katër shqiptarët u arrestuan në kushtet e flagrancës. Të premten, më 6 shkurt 2015 gjykata dënoi me nga 20 muaj burg secilin nga të katër shqiptarët me origjinë nga zona e Peshkopisë, por banues në Provincën e Savonës. Të dënuarit janë:
Andi Markeci, 37 vjeç
Ridjan Elezi, 21 vjeç
Gentjan Fida, 19 vjeç
Denis Cara, 19 vjeç
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





