17gusht 2015 – Vdes në aksident shqiptari 39-vjeçar. Afrim Braka, po udhëtonte me motor në zonën e njohur si “Resora di Arcola”, kur u përplas nga një mjet i tonazhit të rëndë. Policia italiane tha se, Braka po ecte në autostradë kur papritur humbi kontrollin e motorit, duke rrëshqitur në asfalt e për të përfunduar fatkeqësisht poshtë kamionit. Braka gjeti vdekjen në vend pas përplasjes fatale.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/