15 janar 2015 – Gjykata e Pordenones dënoi Arjan Agasin me 5 muaj e 10 ditë burg për vrasje aksidentale.
Më 5 qershor 2014, Arjani po punonte si manovrator fadrome të markës Caterpillar, kur pa dashje goditi me kovën e fadromës kolegun e punës Dashamir Bogdanin, 28 vjeç.
Për shkak të plagëve të rënda, Dashamiri ndërroi jetë. Arjani dhe i ndjeri punonin që të dy për firmën nënkontraktore Siderstranda. Vdekja aksidentale ndodhi në qytezën e Maniagos në Provincën e Pordenones. Gjyqi u shty në shkurt për administratorin e firmës nënkontraktore dhe inspektorin komunal të sigurisë në punë të akuzuar bashkë me Arjanin.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





