24 janar 2015 –  Albjona Blido, 35 vjeç dhe i dashuri i saj tunizian dyzet e një vjecar u arrestuan në një hotel në Bolxano (Bolzano) për drogë. Tuniziani kishte dalë nga burgu në 6 janar, pasi kishte vuajtur një dënim për shpërndarje droge.

Policët i kapën ciftit shqiptaro-tunizian 250 gramë heroinë, 50 gramë kokainë, 10 gramë hashash, 400 euro,një peshore elektronike precizioni, 7 celularë IPhone dhe Samsung 5,  aparate fotografike dixhitale 2 copë, 3 orë të markave të shtrenjta, arturina të ndryshme, ndër to tre unaza me gurë të cmuar si edhe tri thika. Dy të arrestuarit, në kushtet e flagrancës u dërguan në burgun e Bolxanos.

/gj.th. agjnecia e lajmeve "Dyrrah"/