12 shkurt 2015 –  Policia e qytetit të Tivolit ndaloi një Fiat Punto, me dy shqiptarë në të. Nga kontrolli i shenjave të gishtërinjve rezultoi se njëri prej tyre ishte Almir Gugu, 38 vjeç, i dënuar nga Gjykata e Apelit e Breshias me vendim të formës së prerë, me 13 vjet e 6 muaj burg.

Almiri ishte dënuar për krime të tilla si dhunë seksuale, shfrytëzim prostitucioni, madje dhe të vajzave të mitura, plagosje etj. Krime këto, të kryera në Breshia, në vitet 1998-2000. Ai njihej nga policia italiane, me së paku pesë identitete (emra) të ndryshme.

Shqiptari tjetër, 23 vjeçar nuk kishte precedentë penalë, por iu gjetën në trup 5 000 euro kesh, për të cilat nuk u dhanë shpjegime se nga e kishin burimin. Almiri u arrestua në kushtet e flagrancës.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/