Itali, 3 korrik 2014 – Ka filluar në portin e “Gioia Tauro” në Kalabri operacioni për transportim e ngarkesës së armëve kimike siriane nga anija daneze “Ark Futura”. Fillimi i operacionit është bërë pasi ekipi i inspektorëve të “OPAC” kontrolloi ngarkesën për llojin, sasinë dhe paketimin e armëve kimike. Kontenierët do të transportohen në anijen e marinës amerikane “Cap Ray”, e pajisur për shkatërrimin e armëve kimike. Komunitetet e tre qendrave të përfshira, Rosario, San Fernando dhe Gioia Tauro, po e përjetojnë operacionin të qetë, me përjashtim të rreth tridhjetë perosnave të cilët kanë shprehur shqetësim duke denoncuar incidencën e lartë të tumoreve në zonën e tyre. Mëngjesin e djeshëm para prefekturës së Reggio Calabrias dhe më pas në selinë e Autoritetit Portual në Gioia Tauro, mbërriti për të monitoruar operacionin Ministri i mjedisit Gianluca Galletti. “Kam gjetur në vend profesionistë të lartë, për të cilët vendi ynë duhet të jetë krenar. Nuk duhet të harrojmë se jemi duke bërë një detyrë të rëndësishme për sigurinë në botë. Ky nuk është vetëm një operacion teknik, por ka një vlerë shumë të lartë. Italia sot është protagoniste e një operacioni që do të përfundojë me shkatërrimin e armëve kimike”, tha Ministri. Gjithë zona portuale është e rrethuar në rreze rreth një kilometër nga njëqind forca policie të cikët janë përgjegjës për ndalimin e çdo qasje. Edhe hapësira ajrore dhe lundrimi në ujërat jashtë portit është bllokuar. Mbërritja e arsenalit kimik sirianë u parapri nga disa polemika që lidhen me informacionin e pakët që i është dhënë popullit për rreziqet e operacionit. Mbrëmjen e së martës shoqata “Sos Mesdhe” organizoi një protestë para komunës. Në këtë iniciativë janë shpërndarë fletushka dhe postera. Një ngjarje e ngjashme u zhvillua ditë më parë në Reggio Calabria. Sipas llogaritjeve, transferimi mund të përfundojë edhe më herët se 48 orë, që u planifikua fillimisht. Pas transportimit anija “Ark Futura” duhet të kthehet në Danimarkë ndërsa “Cap Ray” do të drejtohet në ujita ndërkombëtare ku do të fillojë me “Demontimin” e arsenalit kimike siriane. Do të duhen disa muaj që procesi i hidrolizës të përfundojë. Kushtet e detit e lejojnë brenda nëntëdhjetë ditësh.
Si funksionin neutralizimi?
Anija “Cap Ray” është e pajisur me sistemin për procesin e hidrolizës: dy reaktorë “portativ”, në titan do të neutralizojnë 560 gaz Sarin dhe mustard (Sulfur mustard) përmes hidrolizës. (ndarjen e molekulave në dy, ose më shumë pjesë për mjetet e ujit të nxehtë). Një sistem që nuk është përdorur kurrë më parë në det të hapur, por që sipas Michael Lohan, një zëdhënës i OPAC, është “metoda më inovative, e sigurt dhe e kontrolluar për këtë lloj operacioni. Nuk do të ketë pasoja për mjedisin”. Neutralizimi i vërtetë do të ndodhë në det të hapur, nën kontrollin e inspektorëve OPAC, të cilët do të monitorojnë të gjithë procesin. Pas përfundimit të hidrolizës, Kepi Ray do të mbërrijë në Elleesmere Port në Britani të Madhe, ku do të digjen mbetjet e hidrolizës. Mbeturinat e gazit mustard do të digjen në Gjermani.





