7 Nëntor 2014 – Mediat italiane raportojnë se Laura Gjinesha vetëm 14 vjece ka dy ditë, që është zhdukur.

Bashkë me Laurën është zhdukur edhe i dashuri i saj (fidanzatino), 16 vjecari Alex Brighenti. Laura është nxënëse e vitit të parë në Liceun artistik të qytezës së Montemurlos.

 Dy adoleshentët banojnë në qytezën e Vajanos dhe të San Miniatos po në Provincën e Pratos.  U bënë thuajse dy ditë, që celularët e dy adoleshentëve janë të fikur. Për herë të fundit celularët kanë qenë ndezur në Bolonja, 86 Km. larg qytezës së Vajanos.

Krahas policisë dhe karabinierëve në kërkim të ciftit italo-shqiptar janë vënë familjarët, sidomos motra e madhe, që ka bërë apel në facebook për gjetjen e Laurës, të afërmit, miqtë e shokët.

Janë bërë lajmërime në rrjetet sociale si edhe në mediat elektronike dhe në ato të shkruara (print). Janë bërë publike fotot e dy adoleshentëve duke shpresuar se persona, që mund t’i kenë parë, mund të japin informacione të vlefshme për gjetjen e ciftit të zhdukur pa lënë gjurmë.

/Gj.Th. Agjencia e lajmeve Dyrrah/