3 maj 2015 – Karabinierët e qytezës së Lugos afër Ravenës, arrestuan e dërguan para gjykatësit 5 shqiptarë sherrxhinj, që me leva e tuba hekuri u grindën me njëri-tjetrin, ndonëse ishin krushq. Të arrestuarit janë:
-Vëllezërit Bajram dhe Agim Xhaferri, 52 dhe 42 vjeç,
-Meli Qosja, 46 vjeç, i martuar me motrën e vëllezërve Xhaferri,
-Nexhip Xhira, 51 vjeç, nip i Meli Qoses,
-Behar Allkja, 27 vjeç.
Ky i fundit në vitin 2009 bashkë me vëllanë më të madh Ylber Allkjan, ka pasur precedentë për sherre dhe rrahje.
Të pestë më 30 prill u përleshën me njëri-tjetrin me leva e tuba hekuri në oborrin e qendrës tregtare “I Diamanti”. Sherri midis kunetërve kishte nisur që në gusht 2014 dhe ky ishte rasti i dytë i një rrahjeje të tillë masive e publike. Si shkak i një përleshjeje të tillë të përgjakshme kanë shërbyer mosmarrëveshje dhe grindje të mëparshme ndërmjet krushqive.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/