10 Mars 2015 – E marta ditë “ters” për shqiptarët shkelës të ligjit në Itali. Në një operacion atnidrogë në veri të Italisë përfunduan në pranga 17 shqiptarë. Po sot mediat njoftuan për një operacion anti-prostitucion po në Lombardi dhe Piemont, ku ndër 40 të arestuarit, 8 ishin shqiptarë. Në qytetin e Komos (Como) një tjetër operacion antidrogë i quajtur “Blackout’ (Terri), prangosi 6 shqiptarë 5 meshkuj dhe 1 femër. Të arrestuarit janë:
- Shpresa Rika
- Lisandër Livadhi
- Julian Lushaj
- Renato Korra
- Amarildo Beqiri
- Shpëtim Llozi
Përvec këtyre 6 personave me përparimin e hetimeve priten të tjera urdhëra-arresti. Banda ka importuar nga Shqipëria në Itali qindra kilogramë marijuanë dhe disa kile kokainë. Gjatë vitit 2014, kësaj bande në disa raste i janë kapur gjithsejt 167 Kg. marijuanë, 800 gramë kokainë dhe mbi 50 000 euro kesh.
Bilanci i jesshëm i kësaj të marte ishte 31 shqiptarë (2 prej tyre femra) të arrestuar në një ditë vetëm në Itali, e të mendosh që jemi jo më shumë se 4 milion banorë në Shqipëri dhe në emigracion.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





