5 shkurt 2015 – Policia e Peruxhias pas një pune të kujdesshme operative si përgjime telefonike dhe ambjentale, ndjekje në terren, vendosje pajisjesh satelitare GPS për përcaktim vendndodhje etj arrestoi 3 shqiptatë dhe një moldav. Në kuadrin e Operacionit “Cow”-Lopa u arrestuan shqiptarët: Eriglon Brahelika, 26 vjeç, Pëllumb Suci dhe Baftjar Kola, 24 vjeç.
Ata akuzohen për shpërndarje kokaine. Në tre muaj besohet se ata kanë shitur kokainë me vlerë 200 000 euro.
Tre shqiptarët e arrestuar, krahas shpërndarjes së drogës herë pas herë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë kryenin vjedhje banesash. Shumë qytetarë nga familje të mira të Peruxhias kanë frikë se do u dalë emri si të përfshirë në këtë aferë droge, si konsumatorë të kokainës së furnizuar nga banda shqiptaro-moldave.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





