Itali, 12 tetor 2014 – Dy adoleshente shqiptare, ndërsa po vidhnin rroba në dyqanin “ Oviesse” në qendër të qytetit të Arecos (Arezzo), u pikasën nga punonjësja e sigurisë së dyqanit.
Sapo ajo filloi t’i kërkojë llogari vajzave për vjedhjen, u godit me grusht në bark dhe me shkelma në krahë e në këmbë. Vajzat ia mbathën jashtë dyqanit bashkë me rrobat e vjedhura, por ndërhyrja e policisë bashkiake dhe e asaj të rendit u a bëri të pamundur arratisjen.
Përsëri dy minorenet filluan të bërtisnin të godisnin me shkelma policët dhe t’i pështynin në fytyrë. Pasi u prangosën vajzat u dërguan në komisariat, ndërsa punonjësja e sigurisë u dërgua në spital për kontroll dhe mjekim të plagëve të marra.
Policia italiane nuk ka bërë të ditur emrat e dy hajduteve, sepse janë minorene, por u ka kaluar mediave italiane foto e tyre për t’i bërë publike.





