DURRËS, 26 shkurt 2014 –  Policia e qytezës së San Marko Evanxhelistit (rajoni i Kampanjës) u njoftua nga një telefonatë, që dy hajdutë po orvateshin të vidhnin me thyerje një banesë. Patrulla e policisë me vështirësi arriti t’u vërë hekurat dy hajdutëve. Nga hetimet rezultoi, që nuk ishin dy “hajdutë pulash”, por ata kishin një skedinë penale mjaft të ngarkuar. Mirjan Luzi, 24 vjeç, dhe Bajram Kacanja, 26 vjeç, ndonëse në moshë të re pas dëbimit, ishin kthyer si klandestinë në Itali. Ishin dënuar disa herë për favorizim prostitucioni, trafikim klandestinësh, armëmbajtje pa leje etj. Pas arrestimit u dërguan në burgun vendas “Santa Maria Kapua Vetre”. Vetura, me të cilën po kryenin vjedhjen, u sekuestrua deri në përfundim të gjyqit.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/