DURRËS, 8 gusht 2014 – Karabinierët e qytetit të Ventimiljas afër kufirit franko-italian arrestuan dy hajdutë shqiptarë. Ky ishte një arrest disai i pazakontë, sepse kësaj rradhe shqiptarët kishin vjedhur bimë dekorative.  Lulet, bimët dekorative thuajse asnjëherë nuk kanë qenë objekt vjedhjeje nga shqiptarët. Ata kishin kapërcyer murin rrethues të një parcele me pemë dekorative të llojit “ Hedera Helix “. Kishin arritur të vidhnin 40 pemë me vlerë rreth 2 500 euro, që i kishin ngarkuar në një furgon Fiat Scudo.Të arrestuarit janë durrsaku Elvis Allushi, 46 vjec dhe Fredi Skendaj, 36 vjec. Ata janë banorë të qytezës së Taxhias ( Taggia ) dhe kanë precedentë penalë.

/Gj.Th. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/