5 qershor 2015 – Karabinierët e Venecias në kuadrin e operacionit antikrim “Predator”, arrestuan Drilon Dodajn, 35 vjeç dhe Florimond Bushpepën, 37 vjeç.
Dy të arrestuarit, në krye të një bande hajdutësh e grabitësish të dhunshëm kishin kryer mbi 20 vjedhje në Venecia, Friuli dhe Emilja Romanja. Karabinierët u kapën një pjesë të mallrave dhe parave të vjedhura si kompjutera, celularë, aparate fotografike, orë të markave të njohura, arturina, euro, dollarë, stërlina madje edhe dinarë jugosllavë të dalë nga qarkullimi. Paratë dhe mallrat e sekuestruara kanë vlerën e rreth 100 000 eurove.
Driloni dhe Florimondi po përgatiteshin të bënin një goditje të fundit para se të ktheheshin në Shqipëri, kur u prangosën nga karabinierët. Një shqiptar i tretë po ndiqet penalisht me akuzën e blerjes së sendeve të vjedhura.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/