DURRËS, 1 shkurt 2014 –  Tre hajdutë shqiptarë në Itali tradhtohen nga shenjat e gishtave, të mbetura në vendin e krimit. Në 21 tetor 2013 ata kishin vjedhur një banesë në qytezën e Bregancës, provinca e Viçencës, Veneto, me një popullsi prej rreth 8 700 banorësh, por kishin lënë gjurmët e gishtave gjatë kryerjes së vjedhjes. Duke përdorur data-base-in kombëtar të gjurmëve të gishtave, karabinieria bëri të mundur identifikimin e tre hajdutëve shqiptarë. Dy prej tyre Frederik Gjonaj 24 vjeç (në foto) dhe Marsel Hoxha 26 vjeç u arrestuan nga karabinierët. Ata aktualisht gjenden në paraburgim në burgun e qytetit të Udines. Hajduti i tretë, Ardian Lleshi, 33 vjeç, ndonëse i identifikuar, mundi t’i shmangej arrestit, njofton “Il Giornale di Vicenza”.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/