DURRËS, 3 shkurt 2014– Policia italiane në provincën e Padovës arrestoi tre shqiptarë për trafik droge. Ky ishte një operacion i pazakontë, sepse bëhej fjalë për tre vëllezër: Ilir Jonuzaj 45 vjeç, Ylli Jonuzaj 42 vjeç dhe Fiqiret Jonuzaj 47 vjeç (në foto një nga vëllezërit, Ylli). Tre vëllezërve iu kap gjysmë kg heroinë puro me vlerë shitje me pakicë prej 150 000 euro. Policia sekuestroi edhe dy makina të përdorura për tafikun e drogës: një opel zafira të regjistruar në emër të një afrikanoveriori edhe një golf. U sekuestruan gjithashtu edhe 6 000 euro, që besohet se janë fryt i trafikut të drogës.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





