1 dhjetor 2014 –  Mojsi Shtëmbari, vetëm 19 vjeç u akuzua nga prokuroria italiane për tentativë vrasje. Mojsiu banon me dokumente të rregullta qëndrimi në qytezën e Ceriales, të Provincës së Savonës. Ai tre ditë më parë u grind me një italian 19 vjecar në një bar në qytezën e Albengës, po në Provincën e Savonës.

Grindja kaloi në përleshje. Mojsiu theu një shishe, dhe me tehun e saj u përpoq të therte bashkëmoshatarin. Ndërhyrja në kohë e karabinierëve, shmangu një vrasje dhe e dërgoi Mojsiun në burgun lokal.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/