4dhjetor 2015 – Policia italiane arrestoi sot në Pescara një bandë prej 9 personash të akuzuar për vjedhje dhe trafik droge. Të arrestuarit janë 8 shtetas nga Rumania dhe një shqiptar, shkruan syri.net. Ata akuzohen për vjedhje të mallrave nga biznese dhe trafik të lëndëve narkotike.
Të arrestuarit janë të njohur nga autoritetet italiane, pasi janë persona me precedent të mëparshëm penal. Sipas policisë, autorët grabisnin kryesisht kasafortat e dyqaneve, bizhuteritë, vidhnin banesa dhe makina, të cilat më pas i shisnin. Gjithashtu, banda kryente trafik droge nga Puglia në Pescara e më pas në Rumani.
/portal DurrësLajm/