08 Mars 2015 –Blerim Rexhepi, 34 vjec konsiderohej nga policia italiane si mbreti i klonimit të kartave të kreditit false.
Ai dhe banda e tij nëpërmjet këtyre kartave false kishte arritur të vidhte nga bankomatet të paktën 150 000 euro në 15 bankomate të ndryshme.
Ai instalonte aparatura “kurth”, që vidhnin të dhënat e kartave të kreditit duke i mundësuar anëtarëve të bandës së Blerimit t’i boshatisnin këto llogari nga paratë, që gjendeshin në to. Pasi e kuptoi, që policia italiane po përpiqej ta arrestonte, Blerimi u kthye në Shqipëri duke i shpëtuar përkohësisht prangave.
Fatkeqësisht ai la në Itali vajzën e vet vetëm disa muajshe. Pikërisht malli për vajzën e vogël bëri, që Blerimi të kthehej fshehurazi në Itali. Këtë rast e shfrytëzoi policia italiane, që mbante nën mbikqyrje familjarët e Rexhepit.
Ajo e arrestoi menjëherë Blerimin pa mundur, që ai të përqafonte të bijën.
/Gj.Tha Agjencia e Lajemve “DYRRAH”/





