Policia italiane ka arrestuar një çift shqiptarësh pasi akuzohen për trafikim të kokainës. Sipas policisë italiane dy shqiptarët, janë 38-vjeçari G. Lici dhe 35-vjeçarja Xh. Kolgjini, të cilët mbanin drogë në dy apartamente dhe më pas e shisnin në zona të ndryshme të Italisë.

Autoritetet italiane ndiqnin prej disa kohësh lëvizjet e 38-vjeçarit me precedentë të mëparshëm penalë, i cili gjithnjë shoqërohej nga shqiptarja.

Një mbrëmje ata kanë ndaluar 38-vjeçarin dhe vajzën e cila sa po hynte në një apartament dhe gjatë kontrollit të ushtruar në këto ambiente policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të konsiderueshme lënde narkotike e llojit kokainë, e ndarë në disa doza e përgatitur për t’u shitur.

Më pas, agjentët kontrolluan një tjetër banesë që përdorej po nga shqiptarët dhe brenda një telefoni celular gjetën rreth 1.5 gramë kokainë.

Ndërkohë që në çantën e shqiptares ishin dy letra ku me shkrim dore shkruheshin shifra dhe sasi të ndryshme droge.