DURRËS, 5 nëntor 2014–  Karabinierët e qytetit të Imperias afër kufirit Italo-francez prangosën durrsakun Agim Kuci (Myftari), 31 vjeç. Ky operacion u arrit në sajë të bashkëpunimit të Interpol Romës, me Interpol Tiranën. Agimi në korrik 2013, pas një grindjeje të çastit plagosi me pistoletë katër persona në Bar “Diomar” në Durrës.

Ai u shpall në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe tentativë vrasje, akuza këto, që mund të çojnë në një dënim maksimal me 20 vjet burg. Agimi fshihej në shtëpinë e së motrës, e cila banon me dokumente të rregullta në Imperia. Agimi mbetet në burg, derisa të ekstradohet në Shqipëri.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/