18 nëntor 2014–  Natën e 29 tetorit 2014 pas një shkëmbimi zjarri, ku u plagosën një kapiten dhe një brigadier i karabinierisë, u arrestuan dy hajdutë shqiptarë: Amarildo Hysa i plagosur dhe Ermal Karaj. Hajduti i tretë Mirjan Hysa, 28 vjeç arriti t’ia mbathë. Miriami ishte shpallur në kërkim për të tjera vjedhje.Dhe para këtij episodi ishte dënuar me burg, me vendim të formës së prerë.

Karabinierët këtë fundjavë arrestuan edhe pjesëtarin e tretë të bandës, Edmond Gegën, 31 vjeç, i cili duke qenë me dokumente të rregullta në Itali dhe i punësuar te Mercatino Franchising në qytetin e Pistojës, e kishte kthyer shtëpinë në një bazë të sigurtë për bandën.

Karabinierët kanë prova, që banda ka kryer së paku 15 vjedhje si psh. një veturë Audi A4, një Citroen Berlingo, para kesh, çeqe udhëtarësh, pajisje elektronike si celularë, tableta, PSP etj., armë e municione të kalibrave të ndryshmë si edhe mbi një kilogram bizhuteri ari (reth 400 objekte),disa unaza prej floriri të bardhë etj.etj. Ndonëse Edmondi, që nga 29 tetori kishte ndërrua tre herë banesë këtë të djelë 16 nëntor 2014, u kap nga karabinierët dhe u dërgua në Burgun e Soliciano (Solliciano) të Firences.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/