23 maj 2015 – Më 27 prill 2015 Elidon Lelaj, 22-vjeçar me disa precedentë penalë në bashkëpunim me një gjenovez 50-vjeçar, vodhën me dhunë në shtëpinë e vet një pensioniste banuese po në Gjenova.
Pasi e goditën me grushta e me shkelma i morën 500 euro, dy orë dore, disa sende të arta, një celular, madje i hoqën nga gishti edhe unazën e martesës. Policia arriti t’i zbulojë dy grabitësit në sajë të gjurmëve të gishtave të lëna në banesën e së dëmtuarës.
Mëngjesin e së shtunës më 23 maj, dy grabitësit u arrestuan nga policia dhe u dërguan në burgun Marassi.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/