30 prill 2015 – Në gusht 2012, katër shqiptarë të armatosur grabitën vilën e pronarit të një klubi në qytetin e Arezzo-s. E bija e pronarit të klubit njofton karabinerët, të cilët pas një përleshjeje me armë me banditët, mundën t’i arrestojnë të katërt. Njëri prej tyre u plagos në këmbë nga një plumb Berrete i karabinerëve.
Të arrestuarit ishin Aleks Martini, Gentian Isufaj, Mark Leka dhe Fatjon Palaj, shoferi i veturës, me të cilën u krye grabitja. Më 28 prill 2015 hyri në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit të Perxhias, që e dënonte me burg Fatjon Palajn. Karabinerët e arrestuan Palajn, sepse ai kishte kryer një pjesë të dënimit në burg dhe në arrest shtëpie, por i kishin mbetur pa shlyer edhe 41 muaj burg.
/Gj. Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/