19 janar 2015 – Leonard Gjeli, 27 vjeç, të hënën në 19 jananr 2015 u arrestua nga karabinierët në qytezën e Terrassa Padovana-s (Provinca e Padovës). Gjeli, në grindje e sipër, më 29 shtator 2014 i nguli thikën në fyt Marenglen Kokozharit, 43 vjeç.
Vetëm falë një ndërhyrjeje kirurgjikale, të vështirë në fyt u arrit të shpëtohej jeta e Marenglenit. Karabinierët, në sajë të një telefonate morën informacion, që Leonardi fshihej në banesën e një të afërmi në qytezën e Konselves (Conselve).
Gjatë kontrollit të banesës, karabinierët e gjetën Gjelin të fshehur në një dollap dopio. Pas arrestimit, Leonardi u dërgua në Burgun e Padovës.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





