3 mars 2015 – Karabinierët e qytezës së Karates (Carate) afër Moncës (Monza) arrestuan 26 vjecarin Frederik Gjinaj, ndërsa po shëtiste afër një qendre për aktivitete sportive. Frederiku ishte person në kërkim, sepse ishte dënuar me 5 vjet burg nga Gjykata e Udines.
Gjykata e kishte dënuar Frederikun, sepse ai, si anëtar i një bande hajdutësh shqiptarë kishte kryer me dhjetra vjedhje në zonën midis qyteteve të Udines, Venecias dhe Vinçencës.





