7 mars 2014– Policia rrugore e Provincës së Foxhias në Itali arrestoi 45 vjeçarin Artur Hjadari për vjedhje mjetesh motorrike. Ai u kap ndërsa po ngiste një kamion Fiat Iveco të denoncuar si mjet i vjedhur 2 ditë më parë. Ndonëse tentoi të largohej me shpejtësi, policia arriti ta kapte pasi e ndoqi për pak kilometra në superstradë në drejtim të qytezës së Cerinjolës. Hajdari sipas policisë italiane ka disa precedentë penalë për krime kundra pronës. Ai banon në periferi të Mlanos, ndërsa goditjen e rradhës e kishte kryer në jug të Italisë, në Provincën e Foxhias.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/