11 mars 2015 – Klodian Merkaj i datëlindjes 1983 u arrestua nga policia e Lukës (Lucca), sepse kishte për të kryer edhe 3 vite burg për drogë. Pas arrestimit ai u dërgua në burgun San Giorgio. Merkaj kishte disa precedentë penalë për drogë. Klodiani ishte arrestuar në vitin 2007 dhe 2009 për shpërndarje droge. Në 14 prill 2012 ai u arrestua nga policia me 500 gramë kokainë.
Në këtë rast Merkaj, teksa po përpiqej të arratisej, përplasi me makinën e vet një autopatrullë të policisë duke plagosur dy policë dhe makina e policisë shkoi për skrap.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





