SARDENJA, 11 nëntor 2013 – Ardian Gogoli, 41 vjeç, nga Durrësi (Shqipëri), por me banim në Rimini, u ndalua të shtunën në mëngjes në stacionin hekurudhor të ARST-it (Azienda Regionale Sarda Trasporti) nga policia e qytetit Nuoro (Sardenja), njoftojnë më 11 nëntor 2013 agjencia e italiane e lajmeve ANSA dhe gazeta “L’Unione Sarda”. Gjatë kontrollit të kryer nga agjentë civilë, durrsaku ka shfaqur shenja nervozizmi. Kërkimi brenda çantës së shpinës çoi në zbulimin e katër paketave që përmbanin heroinë të cilësisë së lartë, me peshë gjithsej prej 2.2 kg. Kjo sasi heroine, e tipit “brown sugar”, ka një vlerë të paktën prej 400 mijë euro në treg. Sipas gazetës “L’Unione Sarda”, ky person, me precedentë specifikë, madje për trafikim ndërkombëtar droge, pasi hetimit, u shoqërua në burgun Badu'e Carros.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/