DURRËS, 5 shkurt 2014 –Policia italiane e qytetit të Teramo-s (rajoni qendror i Abruzzo-s) arrestoi Arian Ndrekën 30 vjeç për trafik drogë. Gjate kontrollit të banesës së shtetases rumune Daniela Mihaj 40 vjeçe, e njohur e Arianit, u gjetën 521 gramë kokainë e pastër dhe 33 500 euro të dyshuara si fryt i trafikut të kokainës. Shtetasja rumune dhe Arian Ndreka u arrestuan. Ariani ishte një njohje e vjetër për policinë italiane. Në shtator 2013 atij iu kapën 50 000 euro kesh, ndërsa po i shiste kokainë një të droguari. Në këtë rast ai u përpoq të përdorte gruan e tij shtatzënë për të fshehur shumën prej 50 000 eurosh.
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





