28 maj 2015 – Policia e Lenjanos e bazuar në një të dhënë operative ushtroi kontroll në një apartament në qytetin e Moncës (Monza), ku dyshohej se fshihej i kërkuari Indrit Karaj, i cili njihet edhe me nofkën “Panocchia” (Kalliri).
Sapo hynë në apartament, policët u sulmuan nga një vajzë e re, e dashura e Indritit. Në këtë mënyrë ajo u përpoq t’i jepte kohë Indritit të arratisej nga dritarja. Mbi Indritin për një seri vjedhjesh të kryera në bashkëpunim rëndonin dy urdhra arresti nga Gjykata e Astit dhe Gjykata e Moncës. Në apartamentin e Indritit, policët gjetën edhe 4 orë dore të vjedhura të markave të shtrenjta, njera prej të cilave ishte e markës Cartier.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/