6 maj 2015 – Robert Cerpja, 42 vjeç, në korrik 2011 sulmoi me spray djegës në fytyrë dhe goditi disa herë me thikë një prostitutë shqiptare. Pas këtij krimi Roberti ia mbathi për në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim me akuzat plagosje e rëndë, mbajtje arme të ftohtë, hyrje ilegalisht në Itali, sepse ishte dëbuar nga Italia në vitin 2010.
Roberti u arrestua në Gjenovë, mëngjesin e së martës më 5 maj 2015. Ai ishte dënuar më parë nga Gjykata e Spoletos me 10 vjet burg për rrëmbim personi me qëllim fitimi dhe trafik droge.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/