DURRËS, 6 nëntor 2014–  Karabinierët e Kancelo d’Arnones (Cancello d’Arnone), një qytezë në Provincën e Kazertës arrestuan Rustem Lleshin, 30 vjec për grabitje me armë zjarri. Rustemi ka shumë precedentë penalë për vjedhje dhe grabitje me armë. Në korrik 2013 së bashku me 3 italianë dhe 2 shqiptarë: Ervis Murra, 24 vjeç dhe Fatjon Coku vodhën me armë makineri bujqësore në një fermë. Më pas duke përdorur celularët e  vjedhur të emigrantëve indianë punonjës të fermës i kërkuan 7 000 euro pronarit, që t’i kthenin makineritë e vjedhura. Lleshi në 13 shtator 2013 në bashkëpunim me persona të tjerë grabiti me armë një cift, që po kthehej me veturën e vet nga ceremonia e dasmës. Pak ditë më vonë me armë në dorë tentoi bashkë me banditë të tjerë të grabiste një vilë në qytezën e Alifes, por sherri midis banditëve dhe mbërritja e karabinierëve bënë, që grabitja të dështonte. Rustemi pas arrestimit u dërgua në Burgun Santa Maria di Capuzzo. Priten arrestime të anëtarëve të tjerë të bandës.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/