15 maj 2015 –Karabinieria italiane neutralizoi një bandë të rrezikshme italo-marokeno-ruso-shqiptare. Banda ishte specializuar në vjedhjen e dokumenteve të identifikimit. Vetëm në Bashkinë e Galipolit në gusht 2014, banda vodhi 12 pistoleta dhe 200 fishekë kalibër 9mm, që i përkisnin policëve bashkiakë të Galipolit. Disa prej pistoletave të vjedhura ishin madje në kuti fringo të reja. Banda vodhi edhe 1050 karta identiteti. Kartat e identitetit më pas shiteshin me çmime deri 500 euro copa në tregun e zi për emigrantët ilegalë. Disa nga këto karta identiteti u janë kapur të falsfikuara emigrantëve të etnive të ndryshme jo vetëm në Itali, por edhe në Gjermani, Irlandë, Greqi dhe Belgjikë.
Karabinierët arrestuan 11 napoletanë, 5 marokenë, një ruse dhe një shqiptar të quajtur Dalip Kroji, 44 vjeç. Dalipi pas arrestimit u dërgua në burgun e Santa Maria Capua Vetere-s.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/