20 maj 2015 – Policia italiane pas një informacioni në rrugë operative, ndaloi dy makina në autostradë afër Breshias. Makinën e parë tip ‘Fiat Punto’ e ngiste K.E., shqiptar 25-vjeçar me leje qëndrimi të rregullt në Itali, i lindur në Durrës dhe banues në Piacenca. Në makinën e dytë ‘Skoda Fabia’ ishte një prostitutë moldave, 27-vjeçare e dashura e shqiptarit.
Në makinën e K.E.-së policia gjeti 4 qese me 4,5 kg kokainë të pastër. Qeset ishin fshehur në paretin anësor të prapmë, krahu i shoferit. Në makinën e moldaves u gjetën 3 qese të fshehura në airbegun e makinës. Në qese kishte gjithsej 2 kg kokainë të pastër. Vlera e kokainës së kapur shkon në 300 000 euro me çmim me pakicë.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/