8 janar 2015 – Sajmir Kaja, 23 vjeë u arrestua në orët e para të mëngjesit të 6 janarit, sepse në 23:30, të datës 5 janar kreu një grabitje me dhunë.
Grabitja ndodhi në një vilë në qytezën e Alikuotës (Aliquote) në Kalabri. Sajmiri hyri në vilën, ku punonte si kujdestare të moshuarish ish-e dashura e tij, një 18 vjeçare rumune. Ajo, gjithsesi duke i qëndruar besnike punëdhënësit u përlesh me Sajmirin për ta penguar të kryente vjedhjen.
Sajmiri arriti të marrë 100 euro dhe 2 celularë. Rumunia mbeti e plagosur lehtë gjatë përleshjes. Karabinierët, pas arrestimit të Sajmirit ushtruan kontroll në banesën e tij. Aty gjetën 14 kg tel bakri të vjedhur. Teli u gjet në çantën e Murat Janës nga Durrësi, shok i Sajmirit, që banonte në të njëjtin apartament me të. Karabinierët pasi zbuluan telin e bakrit, e paditën Muratin për vjedhje.
Sajmiri, pas arrestimit në kushtet e flagrancës, u dërgua në Burgun e Agilas (Arghilla), në pritje të përballjes me drejtësinë.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





