20 maj 2015 – Policia e qytetit të Pratos në bashkëpunim me atë të Frozinones kapën një korrier droge, që po udhëtonte me makinë nga Roma në drejtim të Pratos. Në makinën e shqiptarit 37-vjeçar, policët e Frozinones gjetën 1 kg kokainë të pastër (pastërtia 77%).
Kolegët e tyre të Pratos gjatë kontrollit të banesës së korrierit të arrestuar gjetën një peshore elektronike precizioni dhe 50 000 euro kesh. Besohet se eurot janë fryt i trafikut të drogës.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/