Një shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi është kapur me 6 kilogramë drogë, të llojit kokainë. Shqiptari udhëtonte me makinë nga Gjermania për në Itali bashkë me vajzën e tij 8-vjeçare. Emri i tij nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, ndërsa thuhet se udhëtonte me një automjet tip Opel. Shqiptari u arrestua në afërsi të kufirit me Austrinë, në zonën e quajtur Vipiteno. Policia nisi dyshimet kur shqiptari u bë nervoz gjatë ndalesës.
Nëse do të shitej në treg, vlera e drogës do të kapte 1 milion euro. Pas gjetjes së drogës, shqiptari është prangosur, ndërsa vajza i është besuar shërbimeve sociale, në pritje të mamasë që të vijë nga Gjermania.