Një shqiptar, i akuzuar për shfrytezim te prostitucionit, u ekstradua nga Britania e Madhe për në Itali, pasi ishte një nga liderët e shfrytëzimit të femrave në rrugë, në veri të Italisë. Shqiptari, i identifikuar si N. L., 37 vjeç, u kap si pjesë e operacionit "Alba Nosta 1" dhe "Alba Nostra 2", ku u janë vënë në pranga më tepër se 17 personave te tjere.
N. L., ne vitin 2013, u identifikua si person, tek i cili duhet të merrje leje që të nxjerrësh vajza në rrugët e Pavias. Shqiptari nuk ishte dorëzuar pas dënimit nga ana e Gjykatës se Pavias. Ne fakt, ai kishte ikur në Angli, duke jetuar ne periferi të Londrës me identitet të rremë. Ai u arrestua në Londër dhe u ekstradua në Itali, ku do të vuajë dënimin për shfrytëzim prostitucioni. Ai dyshohet se mund të ketë kryer edhe vrasje, por se kjo akuzë nuk është vërtetuar.