Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pasi dyshohet se është autori i disa grabitjeve të kishave në disa raste. 49-vjeçari me inicialet D. H. vidhte paratë që njerëzit linin në kishë për të varfrit.
Vjedhja e fundit e tij ishte në kishën e Valdelsa, por përfundoi pa sukses për grabitësin, pasi u kap nga policia. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ishte duke ngarë një biçikletë me shpejtësi pasi kishte dalë nga kisha. Lëvizjet e tij kanë bërë patrullën e policisë që ishte aty pranë të dyshojë tek burri dhe janë vënë në ndjekje të tij.
Aty patrulla e policisë e ka ndaluar shqiptarin sapo doli nga kisha, ku kishte vjedhur paratë në kutitë brenda saj. Me vete në momentin e ndalimit iu gjetën 200 euro, në monedha të vogla dhe kartëmonedha.